Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Eugena Tomini deklaron se shtimi i numrit të të infektuarve me COVID-19 bëri që të Komiteti i Ekspertëve të shtrëngonte masat për parandalimin e përhapjes së virusit.
Gjatë një interviste në medie, Tomini theksoi se edhe të vaksinuarit duhet t’u nënshtrohen të njëjtave masa për të frenuar COVID-19. Sipas saj, masat duhet të jenë të barabarta për të gjithë, pasi edhe të vaksinuarit mund të bartin dhe të shpërndajnë virusin.
“Nëse do hynim të gjithë në ambiente të brendshme me të njëjtat masa nuk do kishte transmetueshmëri. Dhe nuk do kishte mutacione dhe nuk do lihej hapësirë. Pjesa e respektimit të masave është pjesë e re e jona. Por për impaktin është shumë i rëndësishëm respektimi i masave. Edhe individë që janë të vaksinuar nuk do të thotë që e largojnë virusin dhe nuk preken, por preken më pak se të pa vaksinuarit. Respektimi i masave për këtë do bëjë të mundur që të ulë ashpërsinë e virusit”, tha ajo.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi