Me modestinë dhe përkushtimin qe e karakterizoi gjate fushates elektorale Anila Denaj, tashmë deputete; nga Kuvendi shpreh mirënjohjen për qytetarët e rajonit të Sarandës.
“E nderuar që sot nis rrugëtimin tim si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, në legjislaturën e 10-të.-shkruan Denaj.
“Mirënjohje dhe respekt për çdo qytetar të Qarkut Vlorë, veçanërisht për Sarandën, Delvinën, Konispolin e Finiqin që më besuan mandatin me votën e tyre.
Do të vijoj të jap kontributin tim në hartimin dhe miratimin e ligjeve që do të sjellin më shumë zhvillim për të ardhmen e Shqipërisë sonë të përbashkët, për të çuar përpara vizionin e Partisë Socialiste për progresin e vendit, si dhe për të përfaqësuar denjësisht vullnetin e sovran”-pohon Anila Denaj, ne postimine fundit ne faqen e saj ne fb.
Kurajoze dhe me temperament, Denaj gjate fushates dhe ne permbyllje te saj, dha kumte bashkepunimi dhe gjithperfshirje edhe me kundershtaret e saj politike ne dobi te projekteve ne sherbim te komunitetit per rajonin jugperendimor te vendit.
Nderkohe, momenti i urimit te saj per fitoren edhe nga deputetja tjeter e PD-se, Ina Zhupa , mbetet ne memorien e banoreve te Sarandes si nje mesazh optimist dhe pa komplekset e politikes se vjeter. ///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI