Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel mbërriti pak minuta më parë në Rinas, ku u prit nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit”, tha Xhaçka, ndërsa postoi foto nga pritja në aeroport.
Në ambientet e aeroportit, ministrja Xhaçka shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko dhe ai i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.
Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kancelares për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë./atsh///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi