– Autoritetet shëndetësore greke rekomanduan injektimin e një doze përforcuese të vaksinës antiCOVID-19 për personat mbi 60 vjeç, përballë një zgjerimi të mundshëm të COVID-19 në muajt e ardhshëm.
“Platforma elektronike për caktimin e takimeve për dozën e tretë të vaksinës për këto kategori do të hapet më 30 shtator”, njoftoi Marios Themistokleous, sekretar i përgjithshëm i Shëndetësisë, në një konferencë për shtyp.
Ai theksoi se “doza e tretë nuk është e detyrueshme, por rekomandohet gjashtë muajsh pas përfundimit të vaksinimit” për këto kategori.
Javën e kaluar, Greqia filloi administrimin e dozës së tretë të vaksinës për personat me sistem imunitar të dobësuar.
Vaksinimi është i detyrueshëm në Greqi për personelin infermieror dhe punonjësit në institucionet për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, nën dënimin e të qenët teknikisht të papunë.
Në Greqi 56,7 për qind e popullsisë (10,7 milionë) është plotësisht e vaksinuar.
Në shtator, autoritetet zbatuan testin e detyrueshëm dhe jo më falas për të gjithë personat e pavaksinuar, qofshin ata punonjës të sektorit publik ose privat, nxënës dhe studentë, në mjete transporti ose në hapësira të mbyllura të hapura për publikun.
Maska mbetet e detyrueshme për të gjithë brenda dhe jashtë./ATSH-AFP///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI