Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Lorenc Mërkuri, Prokuror i Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Subjekti i rivlerësimit, Lorenc Mërkuri, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë u përball sot me Vetingun për tre kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik e profesional.
Trupa gjykuese, Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj, Xhensila Pine shqyrtoi provat dhe faktet dhe do të vendosë seancën e shpalljes së vendimit.
Lorenc Mërkuri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës. Per nje kohe punoi ne Gjirokaster. Ai është emëruar prokuror në vitin 2012 dhe prej dhjetorit 2013 e në vazhdim ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Sarandës///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI