Policia e Tiranës mbërriti mbrëmjen e se merkures n shtëpinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas urdhrit për kontroll të lëshuar nga SPAK.Siç raportojnë mediat të cilat kanë publikuar edhe pamje, pas kontrollit të policisë në shtëpi, i cili ka zgjatur 20 minuta, ish-kryeprokurori Llalla nuk është gjetur aty.
Avokati i ish-kryeprokurorit Llalla, Sokol Hazizaj tha para medieve se ai është i sëmurë dhe ndodhet i shtruar në një spital, por nuk dihet nëse brenda apo jashtë Shqipërisë.
Vendimi për dënimin e Llallës mori formën e prerë pasi Gjykata e Posaçme e Apelit e shpalli te merkuren fajtor për fshehje të pasurisë për tre raste dhe e dënoi atë me dy vite burgim.
Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI