Vetëm në muaji gusht në Shqipëri kanë hyrë 1.537.191 shtetas të huaj, ose 2,7 herë më shumë se gusht 2020.
INSTAT bëri të ditur se në total, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar në muajin gusht 2021, janë 2.185.493. Krahasuar me gusht 2020, ky tregues rezulton me një rritje 2,6 herë.
Po ashtu, sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit gusht 2021, janë 2.154.672, duke shënuar një rritje me 2,5 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit gusht 2021, janë 677.842. Krahasuar me gusht 2020, ky numër është rritur me 2,2 herë.
Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit gusht 2021, janë 1.476.830. Krahasuar me gusht 2020, ky numër është rritur me 2,8 herë.

ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026