Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,683,664 vaksinime në gjithë vendin.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së enjtes shifrat e vaksinimit në total.
Ndërkohë, ministrja informoi se vetëm ditën e sotme janë kryer 9,551 vaksinime.
Në fillim të kësaj jave mbërritën në Rinas edhe 31,590 doza vaksine Pfizer, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave antikovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë.
Krahas pikave të përqëndruar dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI