Caktohet Drejtuesit i pëkohshem në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarande.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) miratoi sot disa vendime të rëndësishme, ndër të cilat edhe caktimin e përkohshëm të 8 prokurorëve në rrethe.
Këshilli vendosi transferimin me pëlqim të Alfred Shehut, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për një periudhë kohore një vjeçare nga hyrja në fuqi të këtij vendimi.
Gjithashtu, Këshilli vendosi më 8 vota pro, caktimi i përkohshëm i prokurorit Alfred Shehu në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për një periudhë kohore tre mujore nga hyrja në fuqi të këtij vendimi./SARADANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI