Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore thekson se “sot dhe çdo ditë të vitit, jemi të fokusuar në misionin e rëndësishëm të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, jo vetëm nëpërmjet ndërhyrjeve restauruese në monumente, por edhe në përmirësimin e infrastrukturës, për t’i bërë të gjitha asetet kulturore sa më të prekshme nga vizitorët”.
“Turizmi kulturor ofron një larmishmëri sitesh, objektesh, muzesh etj, të cilat presin përgjatë gjithë vitit të vizitohen nga ju. Bëjeni pjesë të itinerareve tuaja turizmin kulturor dhe do të kuptoni se sa shumë kemi ende për të mësuar nga historia e vendit tonë”, shprehet IKTK.IKTK publikoi gjithashtu pamje nga Kisha e Shën e Premtes, në fshatin Lukovë, monument kulture i kategorisë së I-rë, të restauruar së fundmi. Kjo kishë e tipit bazilikë (nga greqishtja e lashtë, portiku mbretëror), e ndërtuar mbi një kodër, daton që nga shekulli XVII. E pozicionuar në lagjen perëndimore të Lukovës, kisha ndodhet pothuajse e braktisur, në mes të një ullishteje.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade