– Peshkimi me dinamit dhe ndotja, por mbi të gjitha ngrohja globale, shkatërroi 14% të shkëmbinjve nënujorë koralorë në mbarë botën nga 2009 në 2018, sipas një studimi, më i madhi i kryer ndonjëherë mbi shëndetin e koraleve.
”Më të prekurit ishin koralet nga Azia Jugore dhe Paqësori, ato rreth Gadishullit Arabik dhe jashtë brigjeve të Australisë”, raportuan më shumë se 300 shkencëtarë nga Rrjeti Global i Monitorimit të Relievit të Koraleve.
“Ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh për shkëmbinjtë nënujorë koralorë në botë,” theksoi bashkautori i kërkimit Paul Hardisty, drejtor i Institutit Australian të Shkencave Detare.
Oqeanet thithin më shumë se 90% të nxehtësisë së tepërt të shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë, duke mbrojtur sipërfaqet e tokës, por në të njëjtën kohë duke rritur temperaturat e ujit dhe duke shtyrë kështu shumë specie koralesh përtej kufijve të tyre të
Shkëmbinjtë nënujorë koralë mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të dyshemesë së oqeanit, 0,2%, por janë shtëpi për të paktën një të katërtën e të gjitha kafshëve dhe bimëve detare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI