Ikona Johan Pagëzori është e pikturuar në një stil realist perëndimor. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë thekson se Johan Pagëzori është konsideruar si një profet shumë i rëndësishëm, ai konsiderohet si pararendës i Krishtit, si shenjtori apo profeti që përgatiti rrugën e tij. Shumë herë është konsideruar si profeti i fundit ose shenjtori i parë duke u nisur nga historia e tyre e shenjtë.
Në këtë ikonë, Johan Pagëzori paraqitet duke mbajtur në dorë një elitar të shkruar me fjalën e shenjtë për ardhjen e shpëtimtarit të botës. Ky element është shumë domethënës thjesht për faktin që Johan Pagëzori solli mesazhin e mirë.
Prapa tij piktori ka pikturuar lumin Jordan, lumin ku u pagëzua Krishti. Por ndryshe nga modelet bizantine në këtë ikonë lumi Jordan punohet në mënyrë shumë realiste në një kontekst shumë real mes bimësisë.
Ikona shpalos më së miri influencat e artit perëndimor dhe preferencat e piktorit për këto modele. Ai është pikturuar në stil realist me vëllime të plota, plastikë të ëmbël dhe draperi të zhdërvjellta.
Ikona është pikturuar nga ikonografi i njohur dardhar Vangjel Papa Jani Zengo për të zbukuruar ambientet e kishës së Ungjëllizimit në Tiranë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI