Me zbritjen e temperaturave në vendin tonë, kanë nisur edhe virizat e stinës, duke bërë që bashkë me mutacionin Delta, të vështirësojnë më tepër situatën. Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj këshillon që në këtë periudhë të aplikohet edhe bërja e vaksinës anti-grip.
Sipas tij edhe personat që kanë bërë vaksinën anti-Covid, mund të bëjnë edhe atë anti-grip. “Sigurisht që mund të paraqiten edhe gripërat e stinës dhe do të sillen sipas një dinamike që do të na vijë. Për mua si specialist edhe bërja e vaksinës së gripit është e këshillueshme.
Shumë shtete të tjera e kanë vendosur që të bëhet vaksinimi si për gripin dhe Covid-in. Periudha tetor –Nëntor është periudha e gripitm, ku çdo vit ka qenë edhe periudha e vaksinimit dhe mund të fillohet vaksinimi anti-grip”, u shpreh Skënder Brataj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI