– Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan sot ndërprjerje të trafikut dhe mbyllje të metrosë së Athinës, mbyllje të shkollave, përmbytje të bodrumeve dhe dëmtimin e ndërtesës së Parlamentit.
Shërbimi i metrosë u ndërpre më herët në linjën që lidh Kifissia dhe Pireun për shkak të shiut të fortë.
Një pjesë e Shëtitores Kifissias, në Faros Psychikou dhe në drejtim të Athinës, u mbyll për shkak të përmbytjeve, pas shirave të rrëmbyeshëm.
Policia rrugore po devijon automjetet në një rrugë anësore.
Ndërkohë, Brigada e Zjarrfikësve njoftoi se kishte marrë më shumë se 260 thirrje për ndihmë: 251 thirrje për të pompuar ujin jashtë nga bodrumet e përmbytura, tetë për të prerë pemët që paraqesin rrezik dhe nëntë për të shpëtuar personat e bllokuar në makinat e tyre nga ujërat.
Për më tepër, shkollat fillore dhe të mesme në rajonin e Atikës do të qëndrojnë të mbyllura deri të premten, për shkak të motit të keq të vazhdueshëm./ATSH-ANA///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi