Gledis Nano merr vendimin e parë në krye të Policisë së Shtetit. Ai ka vendosur që t’u jap detyrimin e prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë në të gjithë vendin për orët shtesë dhe jashtë orarit që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.
Nano i ka dhënë urdhër të 12 drejtorive të qarqeve të llogarisin të gjithë detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka punonjësve të saj duke mos u paguaj orët jashtë orarit, raporton Report tv.
Këto para shtesë do të paguhen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Nga 12 drejtori të qarqeve të policisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.
Nuk ka një afat final se kur duhet dorëzuar listat e punonjësve që nuk kanë marrë pagat e tyre për orët shtesë, por pritet që proces të përfundojnë brenda 2021.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI