Ashtu sikurse kishte paralajmeruar kryebahskiaku Adrian Gurma javen e ardhshme nis procesi i degjesave publike per te tjera zhvillime qe lidhen me Zhvillimin e Integruar dhe Turizmin.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë, në kuadër të “Programit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”, me financim nga Banka Boterore, organizojnë Diskutimin me Publikun për “Projekte të Detajuara për Përmirësimin Urban të Integruar dhe Portën Turistike Sarandë”.
Sipas burimeve zyrtare,në këtë kuadër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë, mirëpresin grupet e interesit ditën e martë, më datë 19 Tetor 2021, ora 14:00, në sallën pranë Bashkisë Sarandë.
Mesohet se Takimi do të fokusohet në prezantimin nga konsulenca/projektuesi dhe specialistë të FSHZH-së të: “Projekt ide paraprake, udhezime dhe llogaritjet paraprake per projektet e zgjedhura per investim”. (Organizatorete nuk harrojne te theksojne se Takimi do të realizohet në respektim të masave anti-COVID-19)///

1
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade