Policia e Vlorës ka ushtruar kontroll në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, pas një videoje që ka qarkulluar në rrjetet sociale, se në të qëndronin persona të armatosur.
Pas kontrollit të ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak, por nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë.
Në reagimin e saj, DVP Vlorë sqaron se “në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri, ju sqarojmë se: Duke vlerësuar videon e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë shkuan në këtë manastir, për të verifikuar informacionin. Gjatë kontrollit në njërin prej ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shtetasit K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak”.
“Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe i fton që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm. ///
ME SHUME LAJME
Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Pse narrativa se protestat dëmtojnë turizmin nuk qëndron
PE rrëzoi amendamentin kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, Rama: Ose është korruptuar krejt Europa, ose ka diçka që nuk shkon me protestën