-Investimet në rrugë kanë zgjeruar ofertën turistike në jug të vendit, ndërkohë që sjellin zhvillim për komunitetet.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga disa segmente me rëndësi, që lidhin historinë e Gjirokastrës e Tepelenës mes bukurive natyrore të malësisë së Kurveleshit deri në bregdetin e Jonit.
“Mirëmëngjes dhe me rrugët që lidhin historinë e Gjirokastrës e Tepelenës mes bukurive natyrore të malësisë së Kurveleshit deri në bregdetin e Jonit, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Koncepti i ri i lidhjes së turizmit malor me bregdetin zgjeron ofertën turistike.
Rruga Bënçë-Lekdush krijon konektivitet në fshatrat e krahinës së Kurveleshit.
Rruga Kuç-Gusmar lidh Tepelenën, Gjirokstrën dhe Përmetin me rrugën e lumit të Vlorës dhe bregdetin. Ky segment shkurton distancën dhe lehtëson transportin.
Ndërsa rruga Nivicë-Salari krijon akses në atraksionet turistike të Nivicës.///
ME SHUME LAJME
GREQI – Athina përballet me zjarre të pakontrolluara, evakuohet një park industrial
Memorie: Aty ku rrihte zemra qytetit
Shuhen vatrat e zjarrit në Delvinë dhe Finiq