Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi një video nga fjala e tij në konferencën e sotme për shtyp.
Basha thekson se, çdo alibi kundër vetingut të politikanëve nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng.
“I lind detyrimi që të dalin haptas para shqiptarëve duke pranuar këto propozime kushtetuese. Bashkërisht i mbyllim derën tranzicionit me vetëdijen më të plotë dhe qetësinë më të madhe se kushdo që meriton që përmes këtyre masave të largohet nga politika, duhet të largohet nga politika. S’ka rëndësi është socialist, demokrat, apo i ndonjë partie tjetër”, thekson Basha.
“Çdo alibi vetëm sa nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng. Peng të një klase politike të ndryshkur, të majmur, të zvetënuar, të dalë nga vetja dhe të shkëputur nga realiteti i përditshëm i shqiptarëve” shton Basha.
“Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase politike. Ky ka qenë lajtmotivi i gjithë qëndrimeve tona për dy vite. Ndryshimi ka qenë kryefjala e fushatës tonë zgjedhore. Nuk ka masakër zgjedhore të na heqë ne nga misioni i ndryshimit. Ndryshimi do të bëhet me çdo kosto”, thekson ai.///
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre