Gjirokastra përbën një destinacion turistik gjithëvjetor. Vlerat natyrore janë një pjesë e rëndësishme në thesarin e vlerave historike, arkitekturore, kulturore dhe kulinarisë së pasur të qytetit te UNESKO-s.
Në këtë gjerdan vlerash, bën pjesë dhe Mëma e Ujit ( Virua), monument natyre.
Mëma e Ujit ndodhet 3 km larg nga qyteti dhe është një burim karstik me prurje 17 m3/sek. Uji buron nga Mali i Gjerë dhe del nga një thellësi e dukshme 5 – 6 m.
Ky monument natyre që vitet e fundit po frekuentohet edhe nga turistë vendas e të huaj, ka vlera shkencore, hidrologjike, didaktike, sportive dhe turistike.
Administrata e Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër ka publikuar disa fotot nën ujë të bëra nga zhytësit polakë që janë vizitorët më të frekuentuar të korridoreve të thella të kësaj perle të natyrës.
Viroi, Skotinia dhe Petraniku janë tre shpella nënujore në liqenin e Viroit, të cilat ofrojnë një panoramë befasuese dhe një përvojë të pabesueshme.
I shpallur si një zonë e mbrojtur në vitin 1982, shpella nëntokësore e Viroit ka një thellësi prej 249 metra dhe është e rrethuar nga pisha të egra jashtë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi