Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.
Nëpër lugina do të ketë në orët e mëngjesit mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe vesë. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-5 m/sek ndërsa në bregdet 8-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/20 | Diell |
| Kukës | 3/15 | Diell re |
| Lezhë | 9/22 | Diell |
| Dibër | 2/14 | Diell re |
| Durrës | 10/23 | Diell |
| Tiranë | 10/23 | Diell |
| Elbasan | 11/24 | Diell |
| Berat | 8/23 | Diell |
| Vlorë | 12/23 | Diell |
| Korçë | 3/14 | Diell re |
| Gjirokastër | 6/23 | Diell re |
| Sarandë | 12/23 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri