Një javë pas grabitjes në banesën e noterit Thoma Kaçi në Sarandë, policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit tip automatik që është përdorur nga autorët. Arma është dërguar dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, me qëllim identifikimin me prova shkencore të dy autorëve të ngjarjes.
Tashmë policia e Sarandës nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për kapjen e grabitësve që terrorizuan familjen Kaçi. Materialet në lidhje me armën e sekuestruar janë referuar pranë dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, me qëllim identifikimin me prova shkencore të dy autorëve të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 20 tetorit në momentin kur Kaçi po dilte me gruan dhe djalin nga banesa e tyre në mëngjes. Në atë moment ata dëgjuan derën të hapej nga dy grabitësit e maskuar dhe të armatosur. Nën kërcënimin e armës ata i detyruan të futen sërish brenda duke i lidhur në karrige dhe më pas u bënë presion për t’u treguar se ku i fshihnin paratë.
Pas kërcënimeve të vazhdueshme Kaçi u tregoi se ku ndodheshin paratë. Ata morën 20 mln lekë të vjetra në banesë dhe më pas u larguan. Kryefamiljari arriti të telefonojë policinë dhe ishte ajo që i liroi nga karrigia me të mbërritur në banesë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI