Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.
Nëpër lugina do të ketë në orët e mëngjesit mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe vesë. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-6 m/sek ndërsa në bregdet 8-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | |
| Shkodër | 5/22 | Diell |
| Kukës | 2/15 | Diell re |
| Lezhë | 10/22 | Diell |
| Dibër | 2/16 | Diell re |
| Durrës | 9/22 | Diell |
| Tiranë | 8/23 | Diell |
| Elbasan | 11/23 | Diell re |
| Berat | 4/24 | Diell |
| Vlorë | 9/23 | Diell |
| Korçë | 2/16 | Diell re |
| Gjirokastër | 4/22 | Diell |
| Sarandë | 11/23 | Diell |
ME SHUME LAJME
Apeli lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro
Sarandë. Ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit shkatërroi potencialin arkeologjik të zonës
MEMORIE.Identitet. Tempulli i notit.