SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE- 4.29 miliard lekë për aeroportin

4.29 miliard lekë, ehte fondi i planifkuara nga Qeveria për aeroportin e Sarandes.

Qeveria planifikon që kjo veper sikurse disa te tjera te realizohet me koncension. Në relacionin që shoqëron Projektbuxhetin e vitit 2022, qeveria planifikon që të miratojë koncensionin për “Ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Sarandës” me vlerë 4 miliard e 290 milion lekë.

Nderkohe, 5.6 miliard lekë janë planifikuar për portin e Vlorës; kurse 178 miliard lekë për ndërtimin e një segmenti të rrugës Milot-Fier në Autostradën Adriatiko Joniane .Të gjitha veprat me koncension që do të miratohen gjatë vitit të ardhshëm sipas qeverisë dhe nuk do të paguhen brenda vitit, por në mënyrë periodike sipas parashikimeve në kontratë.

Ne “betejën” disa vjeçare te nisur filimisht neper podiumet e premtimeve elektorale : i pari aeroporti i Gjirokastres apo ai i Sarandes, duket se ka fituar varianti i fundit, pavaresisht se per aeroportin e Gjirokastres u ngrit dhe u institucionalizua edhe nje “forum” me eksperte, figura te njohura publike, politike , etj,..ndryshe nga Saranda qe nuk ka njohur zhvillime te tilla, per lobing e forume.

Veçanerisht në periudhen parapandemike me te interesuara per aeroportin e Sarandes kane qene operatoret turistike, veçmas ata te huaj si turoperatoret polake, etj,./SARANDANEWS.AL///

error: