Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në vend sot parashikohet mot i kthjellët falë presionit të lartë atmosferik. Orët me diell do të jenë mbizotëruese si dhe vranësira të lehta kalimtare kryesisht në juglindje. Gjatë mëngjesit nuk do të mungojnë mjegullina dhe vesa.
Era do të fryjë me drejtim verilindje e juglindje e lehtë e përkohësisht në mesditë mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | |
| Shkodër | 5/21 | Diell |
| Kukës | 1/16 | Diell re |
| Lezhë | 11/22 | Diell |
| Dibër | 1/17 | Diell re |
| Durrës | 9/23 | Diell |
| Tiranë | 8/24 | Diell |
| Elbasan | 10/23 | Diell re |
| Berat | 3/25 | Diell |
| Vlorë | 12/22 | Diell |
| Korçë | 2/17 | Diell re |
| Gjirokastër | 2/23 | Diell |
| Sarandë | 12/23 | Diell |
ME SHUME LAJME
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren
“Journée Mondiale”: 70% më lirë dhe pa turma: Pse Ksamili po zëvendëson Santorinin si destinacionin ideal bregdetar
Kulturë. Palofshati në Janjar, një vendbanim mesjetar.