
Shkolla e Livadhjasë ne Bashkine Finiq po rikthehet traditave ne muajin e letersise
Muajin e letërsië-kjo shkollë e mbylli me një aktivitet mbresëlenës. Nënësit u bene arkitektet e nje spektakli të bukur me shumë mesazhe .Sigurisht , edhe me regjizoret mesueset e gjuhës dhe letersisë, të gjuhës së huaj dhe drejtorit të Nikolla Murati.
Aktiviteti u zhvillua në sallën e madhe të Qendrës kulturore ‘Katina Papa’ duke sjellë emocione të veçanta. I ftuar ishte edhe shkrimtari, poeti dhe publicisti Panajot Boli qe i dha ngjyra këtij aktiviteti mes një interviste interesante qe u ndoq me interes nga të pranishmit.
Në këtë spëktatel u promovuan figura të shquara të letërsisë shqiptare dhe asaj boterore, kombinuar me interpretime të pjesëve poetike dhe eseve, si dhe të pjesëve nga letërsia botërore, shoqeruar me muzikë e video. Me duartrokitje u shoqerua edhe loja e montazhit muzikor interpretuar nga katër nxënëse ‘flutura’ të fillores.
Me kete rast, Panjot Boli i fali bibliotekës së shkollës nje numer librash, ne dy tituj , si dhe u dhuroi gjithashtu libra të tij nxënësve talent të kësaj shkolle.
Të pranishëm në ketë aktivitet ishin drejtori i Zyrës Arsimore Finiq-Dropull, Ziso Lluci, drejtori i zyrës për arsimin e kulturën në Bashkinë e Finiqit, Thoma Nikul si dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë dhe ish-drejtori i kësaj shkollë Vangjellaq Xhaferi.


Lluci përgëzoi organizatorët dhe drejtorin e kësaj shkolle, Nikolla Murati për aktivitetin emocionant dhe me shumë mesazhe dhe uroi qe Qendra Kulturore , “gjitonia “e shkollës, të behet shtëpia e dytë e nxënësve ku të shpaloset talenti i tyre në aktrim dhe në letërsi.

Sipas mesueses së letërsisë Altiona Sejiko, “Nxënësit e kësaj shkolle kanë ambicje qe në ketë vit shkollor të ngjitin në skenë edhe pjesë teatrale qe do t’i japin gjallëri jetës kulturore dhe artistike në zonën e Livadhjasë”./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI