Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë dëgjesës në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë bëri të ditur se “sot ka filluar vaksinimi antikovid me dozën e tretë për grupmoshën +60 vjeç dhe paralelisht për personelin mjekësor”.
Duke folur për vaksinimin e të rinjve, Manastirliu tha se “përsa i përket grupmoshës 18 deri 24 vjeç me dy doza janë vaksinuar 42,152 të rinj”, ndërsa me një dozë janë vaksinuar mbi 62 mijë individë të kësaj grupmoshe”.
“Kemi filluar vaksinimin e grupmoshës +18 vjeç në javën e fundit të muajit korrik, ku ka filluar dhe vaksinimi i hapur për gjithë grupmoshat dhe nuk e kemi ndalur deri më sot, që kemi një vaksinim të hapur”, theksoi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se vaksinimi i studentëve në ambientet e universiteteve prej nisjes së vitit akademik ka arritur në rreth 8 mijë studentë të vaksinuar me të paktën një dozë.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,909,861 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 891,707 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antikovid-vuri ne dukje ATSH.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI