Zyrtarë të lartë e politikanë shqiptarë përkujtuan sot 32-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.Presidenti Ilir Meta u shpreh se “çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet”.“Liria, të drejtat dhe dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës do të triumfojnë padiskutim. Të bashkuar rreth këtyre vlerave do të afrohemi më shpejt drejt Europës!Gëzuar përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit”, tha Meta.Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socaliste, Taulant Balla tha se “rënia e murit i hapi rrugën Ribashkimit Gjerman në një shtet të vetëm, duke ndrequr një gabim historik që kishte ndarë në mes zemrën e Europës”.
Sipas Ballës, ribashkimi gjerman inspiroi shpresë, duke startuar një epokë të re bashkimi të Europës. “Ribashkimi gjerman ndryshoi Europën, e cila u nda përfundimisht nga katër dekada Lufte të Ftohtë, duke promovuar lirinë dhe demokracinë”, tha Balla. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI