–Në degjesat publike me banore të qytetit te lagjeve 1, 2 dhe 3, 4 , zhvilluar sot ne sallen madhe te Bashkise per projektbuxhetin e vitit 2022 u fokusuan shqetesime te ndryshme te qytetareve.
Keto zhvillime u drejtuan nga kryebashkiaku Adrian Gurma i shoqeruar nga dy zv.kryetaret, Lindita Qendro e Romeo Cakuli si dhe kryetari i keshillit bashkiak, Asaf Stroka.


Ne keto degjesa ka qene i pranishme drejtori i Ndermarrjes Ujesjelles Kanalizime Sheme Lulo , drejtori i ndermarrjes se Sherbimeve Publike, Rustem Duka si dhe drejtore te drejtorive të bashkise.
Kreu i Bashkise Adrian Gurma qe ka çelur keto takime, ka theksuar veç te tjerash se tre, jane prioritetet e fokusuara per 2022-in: Permiresimi i furnizimit me uje te banorëve, menaxhimi me i mire i mbetjeve urbane si dhe menaxhimi i trafikut dhe levizshmerise .

Gruma ka preferuar diaologimin me qytetaret pjesemarres te cilet kane ngritur ceshtje konkrete, disa here te palidhura me objektin e degjesave publike.


Disa nga keto shqetesime kane qene reagimi më efikas i strukturave te bashkise lidhur me kerkesat e qyetareve, problematikat e furnizimit me uje te pijshem, nevoja e parkimeve , menaxhimi me i mire i plazheve prane hoteleve me akses edhe per banoret ne zonen e lagjes nr.4 (Koder), zgjerimi i siperfaqeve te gjelberuara te Sarandes,, etj,../SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Hetimet për Ballukun, sekuestrohet vila në Gjolekë e dyshuar si përfitim korrupsioni
“Skyscanner”: Saranda kryeson listën e destinacioneve verore për t’u zbuluar në 2026-ën
”The Wom”: Cila janë destinacionet më atraktive të Shqipërisë për turistët?