SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDË- Aksident, përplasen dy motorë, plagoset rëndë një 12-vjeçar

Një aksident raportohet në Sarandë mëngjesin e sotëm. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 07:45, në fshatin Xarrë janë përplasur dy motomjete. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit, njëri prej 12 vjeç. I mituri raportohet të jetë në gjendje më të rëndë dhe po merr trajtim në spitalin e Sarandës. Sakaq, 27-vjeçari është dëmtuar lehtë.

Njoftimi i policisë:/ Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë  përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi  A.B.,27 vjeç  dhe  nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.

Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë.Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.///

error: