Deputeti i Qarkut te Vlorëss, Niko Kuri duket se nuk e ka harruar një nga premtimet që bëri gjatë fushatës elektorale që Spitali i Sarandës “Petro Nako”të marrë statusin ‘Spital rajonal’.
Mjeku i njohur ka argumentuar edhe arsyet përse duhet te kete nje tjeter status, spitali i Sarandes (i cili de fakto deri me sot e ka luajtur edhe rolin e nje spitali rajonal me sherbimet qe ka kryer.).
“Erdhi koha që ky spital të marrë statusin e spitalit rajonal pasi ndodhet më skajin më jugor të vendit , pra me larg nga cdo qytet tjeter nga kliniket e specializuara.-ka thene Kuri para deputeteve te Kuvendit te Shqiperise.
“Dhënia e këij statusi thirrja e mjekëve të specializuara dhe motivimi I tyre sidomos ekonomik , si dhe lehtësimi I procedurave të specializimit sidomos për spitalet bashiake dhe rajonale në tërësi, do të ndikojë ne zgjidhjen e shumë problematikave shëndetësore të qytetit dhe turistëve në pesë bashkitë tona dhe të vendit në tërësi.”-ka vene ne duke Niko Kuri i cili me mire se kushdo ne ate salle ka vënë gishtin ne plagët e sektorit te shendetesise, ndryshe nga sloganet e thata qe kane perseritur koleget tij deputete kur kaane mundur te flasin per nevojat e spitaleve dhe perrsonelit shëndetesor ne përgjithesi./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI