SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-‘Linja e re e trafikantëve sirianë’: Konispol-Tiranë-BE.Operacioni ‘Kranea’: 4 në pranga.

Nje operacion policor me emrin e koduar “Kranea” ështe kurorezuar sot me sukses duke goditur trafikantet e klandestineve sirianë te mberritur ne territorin shqiptar nga Greqia fqinje.

Sipas Policise “Finalizohet operacioni policor i koduar “Kranea”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Delvinë. Vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen dy automjete të marra me qira në Tiranë, 6 aparate celulare dhe një shumë parash. Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, me destinacion final vendet e BE-së, shërbimet e Policisë në Komisariatin e Sarandës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Delvinë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kranea”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve: – E. S.,19 vjeç, K. R., 20 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe K. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë në Konispol, në afërsi të kufirit të gjelbër me shtetin grek, 6 shtetas sirianë që kishin hyrë në mënyrë të parregullt në vendin tonë, me qëllim transportimin e tyre në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës 300 euro, me destinacion final vendet e BE-së. Në kuadër të operacionit, në urën e Kranesë, është bërë bllokimi i dy automjeteve dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartpërmendur.

Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar dy automjete të marra me qira në Tiranë, 6 aparate celulare dhe një shumë parash. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.”

Mbetet te shihet nese ne kete lloj trafiku ka ose jo, ndonje efektiv policie të perfshirje dhe, nese trafikime te tilla jane orgaizuar edhe para ketij peracioni.//SARANDANEWS.AL///

error: