Së shpejti, Saranda do te kete ne nje mjedis publik, tre buste ne bronx per perjetesimin e Heronjve të PopulliT: Vasil Laçi, Lefter Talo dhe Mitro Xhani. Vendi i perzgjedhur per piedestalet, eshte Lulishtja e Shetitores “Hasan Tahsini”

Vasil Laçi (1922 – 1941, ishte patriot shqiptar i cili u përpoq të vrasë mbretin e Italisë dhe uzurpatorin e fronit të Shqipërisë Viktor Emanueli III dhe Shefqet Bej Vërlacin, Kryeministër i Shqipërisë, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste.Vasil Laçi u lind në fshatin Piqeras në Shqipërinë jugore, afër qytetit të Sarandës në vitin 1922. Laçi u arrestua menjëherë dhe u ekzekutua me varje dhjetë ditë më vonë.
Mitro Xhani (1913-1944) Ra heroikisht ne luftimet në Dukaj të Tepelenës, një nga luftimet më të përgjakshme të Brigadës VI Sulmuese. Ai lindi më 3.11, 1913, në fshatin Piqeras të Sarandës,
Lefter Talo,(1913-1944) lindi në Vurg të Minoritetit grek. Shkollën fillore e kreu në Dhrovjan dhe Leshnicë të Delvinës, kurse të mesmen në Filat të Çamërisë. Mbaroi Normalen e Elbasanit dhe u emrua mësues. Me formimin e Çetës Partizane “Çamëria”, Talo u caktua zëvendëskomisar i saj. Me formmimn e Brigades VI Sulmuese, Lefteri u inkuadrua në kompaninë minoritare në Batalionin “Naim Frashëri”. Në betejën e Kalasë së Margëlliçit (Patos) me nazistet gjermnae, Lefter Talo bie heroikisht.
Vendosja e tre busteve te tre Heronjve te Popullit, ka qene nje ceshtje e ngritur ne menyre te perseritur gjate shume viteve para drejtuesve te Bashkise Sarande.
Cermenonia e veçantë e perurimit te tre busteve te Heronjve te Popullit , pritet te organizohet nga Bashkia brenda harkut kohor te Javes se Flamurit, ne paraditen e 29 Nëntorit.
Ne lulishten e bulevardit “Hasan Tahsini” brenda nentorit 2021, do jene ekspozuar per publikun 5 buste dhe nje kompozim skulpturor: busti ikonik i filozofit dhe dijetarit te famshem Hasan Tahsini, kompozimi skulpturor per poetin Bilal Xhaferi, busti i albanologut rumun me origjine nga Voskopoja, Nikolae Jorga si dhe 3 bustet rishtaz te Heronjve te Popullit. //SARANDNEWS.AL.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.