Ambasadori shqiptar në Kosovë Qemal Minxhozi vlerësoi të gjitha marrëveshjet të nënshkruara mes dy qeverive shqiptare, në mbledhjen e 7 të mbajtur para pak ditësh në Elbasan. Në mënyrë të veçantë, ai thekson marrëveshjen për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, duke e cilësuar një ëndërr të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë.
“Unë shpresoj që një pjesë dërrmuese të tyre do të gjejnë zbatim shumë shpejt, siç janë tre marrëveshjet e ministrave të Brendshëm, marrëveshja mes ministrave të Financave për njohjen e ndërsjelltë të Sigurimeve Shoqërore Shqipëri-Kosovë apo lajmi shumë i madh, mendoj unë, për fillimin e punës për një hekurudhë të re Durrës-Prishtinë, që do të jetë një shërim shumë i madh i energjive, potencialeve dhe një pjesë shumë e rëndësishme e ëndrrave të të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë”, u shpreh ambasadori Minxhozi///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi