Bashkia e Sarandes e ka pëmbyllur nentorin me nje aktivitet kulturor siç ishte përurimi I monografisë kulturore “Aroma e një kohe që po ikën”, për 60-vjetorin e krijimit të Estradës së Sarandës, e njohur dikur si një nga trupat profesioniste më të mira në vend .

Në promovimin e librit “Aroma e një kohe që po ikën”, foli autorit Vangjel Agora, i cili ka patur nje bashkëpunim të ngushtë me prof.dr Josif Papagjoni.

Botimi i“Aroma e një kohe që po ikën”, është një nismë e realizuar nën mbështetjen dhe kujdesin e Bashkisë Sarandë.

Të pranishmit e mbledhur me këtë rast në një mjedis të “Grand Hotel’, artistë të skenës, punonjës dhe ish aktorë e drejtues të Estradës porfesioniste të Sarandë, intelektualë, krijues etj, janë përshëndetur nga kryebashkiaku Adrian Gurma I cili ka uruar kurorëzimin e kësaj vepre, që lidhet me kontriobutin e disa gjeneratave të artistëve sarandiotë të skenës.
Më interes kanë qenë në këtë event kulturor edhe përsdhëndetjet e shkrimtarit të njohur Pëllumb Kulla, ish bashkëpunëtor I dikurshëm me Estradën e Sarandës dhe një nga penat e spikatuara të humorit, fjala e prof.dr Josif Papagjonit, Zaho Vasilit, etj,.
Një kënaqësi ka qenë në këtë event edhe prania e aktorit të njohur të kinemasë Zef Mosi me origjinë nga ky qytet, dhe ish punonjës dikur në këtë trupë profesionistë(sot me banim në SJHBA),etj,.
Eventi kulturor I moderuar nga Xhorxhi Vasili, është pasuruar edhe me pjesë të interpretuara nga formacioni muzikor si dhe me dhuratën e libri ttë mësipërm për pjesëmarrësit.///SARANDANEËS.AL///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI