Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se ka vetëm një Kuvend të PD-së, më 18 dhjetor.
Basha thekson se Kuvendi i 11 dhjetorit është diçka e nisur nga Sali Berisha për interesat e tij.
“Unë besoj se rruga që ka ndjekur nuk i ka dhënë produktin e dëshiruar. Për më shumë dhe për fat të keq, faktorë ekstrapolitikë që s’kanë lidhje me interesat të demokratëve, të krimit të organizuar, oligarkë, por dhe kundërshtari ynë politik, është investuar që diçka të nisur nga Sali Berisha për interesin e tij personal, ta shfrytëzojë për ta përçarë Partinë Demokratike. Kësaj i është dhënë përgjigje përfundimtare më 15 nëntor. Ka një Parti Demokratike, ka një kuvend më 18 dhjetor”, shprehet Basha.///
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre