Jane lene në burg nga një gjykatë në Greqi, 6 nga 20 të arrestuarit e një grupi kriminal që falsifikonin dokumentet greke. Ndërkohë 14 të tjerët janë liruar me kusht paraqitje në gjykatë deri në përfundim të hetimeve.
Në burg është lënë një 61-vjeçar që cilësohej si kreu i grupit, sëbashku me djalin e tij të adoptuar si dhe një efektiv policie.Sipas mediave greke, 61-vjeçari planifikonte, koordinonte dhe mbikëqyrte aktivitetin e organizatës kriminale.
Në vend të kësaj, katër të pandehurit e tjerë që kërkuan falje sot u liruan me kushte kufizuese.
Grupi kriminal është zbuluar nga autoritetet greke pas një hetimi që ka zgjatur prej muajsh. Sipas mediave fqinje, ata falsifikonin pasaporta dhe karta identiteti në shërbim të grupeve të tjera kriminale, ku mes tyre janë përfshirë dhe shqiptarë.Ky rrjet kriminal, i ka siguruar dhe biznesmenit shqiptar Marius Dhiamandis dokumente të falsifikuara, i cili mbeti i vrarë disa ditë më parë në një atentat në Athinë.
Biznesmeni shqiptar, Marius Dhiamandis u ekzekutua një javë më parë në karburantin e tij në Greqi. Siç duket edhe në video, një makinë BMW afrohet pranë karburantit ku ndodhej edhe shqiptari. Nga xhami i pasëm i makinës shfaqet një person i armatosur dhe i maskuar, i cili nxjerr armën dhe qëllon disa herë mbi biznesmenin, duke e lënë të vdekur në vend///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi