SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga vijmë?…

Nga Ana VANOVA /

Promovimi sot në kompleksin turistik “Meditarrane” në Sarandë ,  I një monografie të një lloji të veçantë me titull “Historiku I fisit Bute”(Butka) , me autor Mehmet  Nelaj; solli të pranishëm  dhjetra  persona, me ‘rrënjë’ të hershme që nisin nga viti 1830 dhe shpërndahen sipas metaforës së një petaleje luleshqere në kopertinë: me fshatrat Markat, (Butkë)Vërvë, Vllahat, Shalës, Konispol, Sarandë, etj,.

Në një qetësi të habitshme ‘prej salle reanimacioni’ të pranishmit e shumtë ndoqën rrëfimin e autorit Nelaj,  mbi rrugëtimin e tij shumëjeçar në kërkim të rrënjëve identitare.

Monografia e mësipërme, “Historiku i fisit Bute”(Butka) është një qasje tjetër, përtej skemave grafike të një trungu të origjinës. Më të tepër sekaq, ëshët një prurje për të edentifikuar rrugëtimin gati 200 vjeçar të një një fisi, I mbërritur në viset pranë Markatit, si I krishterë, dhe duke u integruar me zhvillimet historike e  sociale  të një tyreve që do të bëhej edhe treva e tyre.

Me identitet nga fisi i dëgjuar për bëmat patriotike kundër hordhive otomane, Butkat, e genit te Sali Butkës, ushtruan zanatin e blegtorëve, duke u mirëpritur në mesin e shekullit XIX nga vendasit e interlandit Markat-Shales-Koskë-Konispol e më gjerë, duke dhënë e duke marrë prej vendasve që hasën në  këto anë.

Nga vijmë?

Kjo pyetje, gjithsesi është sfiduese dhe kurrështeruese edhe për një shtet e vend. Kjo  pyetje, në kërkim të identitetit, etnokulturor, gjeografik e kombëtar , në këtë libërth, të paktë në fletë, por të vlertë në brendi,; duket se i është dhënë përgjigje nga  autori. Ky i fundit para do të shprehej sot para dhjetra e dhjetra “të afërmve” të tij, me gen nga  një fis iI paepur si anëekënd viset shqiptare: “Jam I qetësuar se kreva një detyrim që më mundonte, që të kemi historikun tonë dhe t’ua lëmë  Pasardhësve” . Dhe më tej:” Ju uroj pasardhësve të fisit Bute (Butka) , mbesam stërmbesa, nipër, stërnipërLTë ecni në rrugën e quajtur “Jetë”; të pëngoheni në gurin e  quajtur “Fat”  e të mblidhi lulet e quajtyra “Dashuri”!

Në  një otikë më të gjerë, në ciklonin e erërave globaliste, pyetja “Nga Vijmë?” dhe ajo tjera:”Ku shkojmë?” nuk është pa rëndësi edhe në rrugëtimin e vendit tonë drejt integrimeve euroipiane, me identitetet toan të trashëgimisë dhe vokacionin kombëtar.///SARANDANEWS.AL///

error: