Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka paralajmëruar sot se të gjithë ata punonjës policie që kanë rezultuar përdorues droge pas testimit do të largohen nga radhët e policisë.
Javën e ardhshme do të jetë edhe konferenca e prezantimit të rezultateve për testin e drogës tek uniformave blu që ka nisur prej 1 jave pranë komisariateve në vend.
Kujtojmë se rreth Afro 200 punonjës të Policisë së Shtetit i janë nënshtruar testit të drogës në 48 orë, nga firmosja e urdhri nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në nëntor të këtij viti.
Të parët që i janë nënshtruar kanë qenë nga Drejtoria Vendore e Policisë në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.
Testi i drogës bëhet për të provuar nëse efektivi i Policisë, ka konsumuar ose jo lëndë narkotike të llojit kanabis apo kokainë në muajt e fundit.
Ndalimi i përdorimit të lëndëve narkotike parashikohet edhe në Kodin Rrugor, por deri tani kontrollet kryhen vetëm kur ka raste të dyshimta për përdorim.jav///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI