Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të mbetet nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra me diell.
Parashikohen reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë bregdetit me intensitet deri mesatar. Gradualisht pas mesditës reshjet e shiut ndërpriten përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore duke mbetur prezente vetëm në verilindje dhe juglindje të vendit. Në relievet malore në lartësitë mbi 600 metër në verilindje dhe në lartësinë mbi 800-900 metra në juglindje do ketë reshje bore.
Në mbrëmje reshjet e shiut dhe të borës do të ndërpriten në të gjithë territorin. Era do të fryjë nga juglindja- veriperëndimi me shpejtësi 2 deri 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/11 | Re shi diell |
| Kukës | 4/7 | Re shi borë |
| Lezhë | 7/10 | Re shi diell |
| Dibër | 3/6 | Re shi borë |
| Durrës | 4/11 | Re shi diell |
| Tiranë | 6/11 | Re shi diell |
| Elbasan | 5/10 | Re shi |
| Berat | 5/11 | Re shi diell |
| Vlorë | 6/12 | Re shi |
| Korçë | 3/6 | Re shi borë |
| Gjirokastër | 4/13 | Re shi |
| Sarandë | 6/13 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.