Homazhet për 15-vjeçarin e vrarë më 6 dhjetor të 2008 nga policia greke, kanë bërë që nje nate me pare Athina të përfshihet sërish nga flakët. Menjëherë pas marshimit për të përkujtuar adoleshentin që u vra Aleksandros Grigoropoulos, në kryeqytetin grek ka shpërthyer dhuna.
Pas marshimit paqësor një grup janë nisur drejt Eksarkisë ku kanë vënë zjarrin koshave të plehrave dhe kanë gjuajtur me gurë policinë, e cila është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës Kjo situatë përsëritet çdo vit në Athinë. Kujtojmë se ishte data 6 dhjetor e vitit 2008, kur djali i ri po kthehej nga një festë dhe përfshihet në sherr verbal me dy policë. Njëri nga policët e qëllon me armë të pafajshmin Grigoropoulos.
Kjo vrasje asokohe jo vetëm ndezi revoltën e madhe të rinisë, që edhe sot e kësaj dite e ka kthyer 6 dhjetorin në një ditë përkujtimore kundër arbitraritetit të policisë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi