Keshilli bashkiak i Sarandës miratoi paktën e re fiskale për vitin 2022.
Ka qene mbledhja e radhes e dites se hene (6 dhjetor) e ketij forumi vendimarres ku paketa e propozuara si projekt mori shumicën e votave. Paketa e re nuk hasi ndonje veshtiresi per t’u shenuar edhe nga fakti i mungeses se opozites ne kete Keshill.
Kështu janë ulur taksat për shërbimet e hotelerisë , bizneset e makinave me qera, autobuzave turistik etj. J anë rritur taksat e shërbimeve të restoranteve dhe bareve . Lorent Bineri drejtor i tatim taksave në Bashkinë e Sarandës mbrojti idene se kjo paketë fiskale ka rritje te përballueshme vetëm për disa biznese që fitojnë më shumë nga të tjerët.
Për kryetarin e bashksië Adrian Gurma paketa e re fiskale synon të sjellë më shumë para në arkën e bashkisë që do të thotë më shumë investime për qytetarët. Sipas tij, taksat e reja dhe buxheti i ri, janë diskutuar ne degjesat publike me qytetarë ditët e fundit .
Pas miratimit te paketws fiskale Bashkia do te paraqes ne Kwshillin Bshkaik edhe buxhetin dhe ndryshimet e reja ./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI