Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e vlerësoi sot aksionin antikorrupsion të PD-së përmes nismave të saj parlamentare, në një linjë me angazhimin e SHBA në luftën kundër korrupsionit.
“Korrupsioni është simptoma kryesore, e cila shkatërron shtetin ligjor, jetën politike, institucionet dhe shoqërinë. I gjithë aksioni i SHBA është një riangazhim, një ritheksim i luftës ndaj korrupsionit. Ka qenë, por tashmë me të gjitha aktet normative të nxjerra nga administrata Biden dhe aktet e tjera ekzekutive, ka një rikthim të fortë të vëmendjes në të gjithë rajonin, brenda të cilit jemi edhe ne. Aksioni i PD është në të njëjtën linjë në të njëjtën gjatësi vale me këtë betejë me korrupsionin me SHBA”, tha Alibeaj në një intervistë televizive.
Alibeaj theksoi se “SHBA janë një partner i pazëvendësueshëm dhe se linja proamerikane e PD nuk ka asnjë cedim”.
“Nuk jemi vetëm, jemi me SHBA në krah. SHBA na sheh si aleat dhe kjo është dhënie e një besimi të madh për PD dhe Lulzim Bashën”, u shpreh Alibeaj, i cili foli edhe për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të PD më 18 dhjetor dhe situatën e brendshme në parti.
“Pas 18 dhjetorit, do të jemi më të fortë, me SHBA në krah”, tha Alibeaj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI