Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar rrethanat e foto që po qarkullon në rrjetet sociale, ku ai shihet pranë diktatorit Enver Hoxha.
Berisha shpjegoi në emisionin “Opinion” se kurrë nuk e ka takuar personalisht diktatorin, por fotoja është bërë gjatë ditëlindjes së Lilian Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta”, ku ish-kryeministri ishte anëtar bordi.
“Pyetja e fotografisë është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku i Enver Hoxhës dhe miku im Isuf Kalo, nëse sheh në intervistën time ai që po drejton sot emisionin më ka pyetur a ke takuar personalisht Enver Hoxhën, jo i them unë se personalisht nuk e kam takuar kurrë. Po ri them ka kaluar dhe ia bëj me dorë ekzakt ajo që tregon fotografia. Kemi qenë në jë ditëlindje që mesapi unë e Lilian Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta” dhe unë kam qenë bashkëpunëtor dhe anëtarë bordi të kësaj interviste. Nëse një takim kolektiv quhet personal, merreni, unë kam sqaruar dhe herët e tjera, por unë nuk kam mohuar që unë kam patur miqësi me djalin e tij, shoqes së saj. Kjo është fotografia”,-tha Berisha./Opinion.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI