Ka perfunduar sot në mbrëmje në Bashkinë e Sarandës një trajnim dy ditor I organizatave te shoqërisë civile që do të aplikojnë në projektet e thirruar nga Bashkia me financim BBotërore si inicim I PNUD.
Oragaizata që u përfhsiën në këto trajnime ishin shoqata “Jona”, Agjencia AJMMI, shoqata “Jobis”,”Lëvizja për Zhvillimin e Turizmit,Ksamil, etj,.
Burime nga stafi i eksperteve të programit ReLoaD2 të cilët realizuan trajnimet vune në dukje se “Në këto seanca u fokusuan aspekte te shkrimit te projekteve që përfshinë Shërbimet Sociale, Turizmi dhe kultura, Mjedisin etj,.
Objektivi i përgjithshëm i programit ReLoaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse dhe procesin e integrimit në Ballkanin Perëndimor në Bashkimi Evropian (BE) nëpërmjet fuqizimit të shoqërisë civile dhe të rinjve për të marrë pjesë në mënyrë aktive në vendimmarrje dhe duke stimuluar një mjedis ligjor dhe financiar të përshtatshëm për organizatat e shoqërisë civile.

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.