Numri i flamingove rozë në Shqipëri është rritur nga mungesa e personave që zhvillojnë gjuetinë e paligjshme në këto kohë izolimi për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Media e famshme “The Telegraph“ ka shkruar për bukurinë e botës së faunës dhe florës shqiptare, duke përfshirë këto dy gjallesa elegante si flamingo dhe pelikani kaçurrel.
Sipas tyre, bazuar në një raport nga vendi ynë shifat e flamingove janë rritur me gati një të tretën e normales kohët e fundit.
“Flamingot rozë dhe Pelikani kaçurrel po lulëzojnë falë qetësisë së lagunave përreth vijës bregdetare shqiptare”, ka shkruar gazetari Tom Gibbs për “The Telegraph”.
Ata janë shprehur kuriozë edhe për llojin e rrallë të Pelikanit kaçurrel, që rritet në Lagunën e Karavastasë.
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?