Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka pritur sot ekspertë dhe profesionistë të turizmit nga mbi 20 vende të botës gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Turizmit për Zhvillimin dhe Investimet në Ballkanin Perëndimor.


Kumbaro deklaroi sot se vizioni për Shqipërinë Kampione të Turizmit në Ballkan brenda vitit 2030 është i realizueshëm.
“Ogur i mirë për sezonin e ardhshëm turistik e të tjerët që do vijnë kur dëgjon nga goja e menaxherëve, studiuesve të tregjeve globale dhe vetë operatorëve për potencialin e shtuar të Shqipërisë, teksa ndamë të njëjtën bindje se mundësitë tona shkojnë përtej tre muajve të “diellit e detit” për të arritur turizmin gjithëvjetor. Në këtë mandat kemi prioritet infrastrukturën në shërbim të turizmit, që nga aeroportet, portet, rrugët për të krijuar një rrjet të ndërlidhur e të thjeshtë për transportin. Vizioni për Shqipërinë Kampione të Turizmit në Ballkan brenda vitit 2030 është totalisht i realizueshëm”, u shpreh Kumbaro./atsh///
ME SHUME LAJME
“Stato Quotidiano”: Riviera Shqiptare jashtë sezonit: Një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë
Sarandë. Mbërrin në Port kroçera “Seabourn Quest” me 467 turistë në bord
Sarandë. Arrestohen tre persona në trafikun e lëndëve narkotike, me destinacion Sarandën dhe Ksamilin.