Partia Demokratike e Shqipërisë, kremtoi sot 31-vjetorin e themelimit të saj.
PD publikoi pasditen e së shtunës, një seri fotosh nga pritja që zhvilloi me rast, kryetari i PD-së Lulëzim Basha, në selinë e PD-së në Tiranë.
Në një njoftim për shtyp PD thekon se, “sot kremtuam 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke përjetësuar dokumentin themeltarë të firmëtarëve, që sollën në jetë forcën tonë politike, nisën një epokë të re për demokracinë dhe ribashkuan Shqipërinë me Perëndimin”.
“Demokratet dhe demokratët, mbeten të angazhuar ndaj vlerave më të mira mbi të cilat u themelua Partia Demokratike, si forca e lirisë, atdhetarisë dhe e vokacionit perëndimor, përgjithmonë mbartëse e aspiratave të shqiptarëve për një ndryshim të thellë në jetën e vendit! Gëzuar të gjithë demokratëve kudo ku janë, gëzuar ditën e lindjes së Partisë Demokratike”, thuhet në njoftimin e PD-së .///
ME SHUME LAJME
“InTriper”: Shqipëria 2026: Plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore