SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit”

-ZHVILLIMET E FUNDIT-RAMA REFERON FILOZOFIN RUMUN

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij një thënie të Emil Cioran, duke bere ironia me situaten politike tek opozita.

Kujtojmë se ditën e sotme në stadiumin ‘Air Albania’ u zhvillua Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit”, citohet në statusin e Ramës, ndërsa duket se ka zgjedhur të mos përmendë apo komentojë takimin e sotëm të ish-kryeministrit Berisha me delegatët.

Statusi: /THËNIE E DITËS

Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë?

Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës.///

error: