Së shpejti, zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkisë me fokus disa problematika e p.vendime por theksi kryesor, ështe buxheti i vitit 2022.
Burime zyrtare nga ky organ, bene me dije per SARANDANEWS.AL se mbledhja e thirrur nga Kryetari i Keshillit Bashkiak Asaf Stroka, do te zhvillohet ditën e mërkurë më datë 22.12.2021 ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit.
Krahas disa P/Vendimeve mbi dhënien e ndihmës ekonomike dhe nje P/Vendimi “ Për përfitimin e bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2021-2022“; do te shqyrtohet pe rmiratim edhe P/Vendimi “ Për miratimin e kalendarit të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 “
P/Vendimi “ Mbi miratimin e Buxhetit të Bashkisë Sarandë për vitin 2022“ perben edhe peshen kryesore te kesaj mbledhje ./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.